“Lënda plasëse u hodh me dron”/ Shpërthimi në katin e 9 të një pallati në Tiranë, “zhduket” pa gjurmë personi që kishte banesën me qira

0

Pas hetimeve lidhur me shpërthimin në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë, policia ka konfirmuar se lënda plasëse është hedhur me anë të një droni, i cili ka shpërthyer gjithashtu.

Edhe pse ende nuk janë identifikuar autorët, po bëhen ekspertiza mbi mbetjet e dronit për të zbuluar gjurmët e personave përgjegjës.

Pronari i banesës ka pohuar se apartamenti ishte dhënë me qira një çifti dhe se ai vetë nuk kishte asnjë konflikt.

Po ashtu, shtetasja E.A., që kishte marrë apartamentin me qira, ende nuk është marrë në pyetje, pasi policia nuk ka mundur ta gjejë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu