“Unaza e Madhe hapet më 30 dhjetor”, Balluku inspekton punimet: Aksi që rrethon Tiranën 360 gradë

0

TIRANA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në lotin 5 të Unazës së Madhe të Tiranës. Balluku bëri të ditur se zona ku kalon kjo autostradë ka pësuar një rritje të aseteve të paluajtshme dhe sot edhe mënyra e planifikimit dhe e ndërtimit është e njëjtë me atë të qendrës së Tiranës.

“Unaza, aksi që rrethon Tiranën 360 gradë, hapet më 30 dhjetor”, tha Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj. Ajo përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu