Mes debatesh miratohet buxheti i bashkisë së Elbasanit për 2025

0
Screenshot

Me 27 vota pro,8 kundër dhe asnjë abstenim u miratua buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2025.Buxheti i vitit të ardhshëm arrin vlerën prej rreth 3.8  miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 5.85% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas kryetarit të Bashkisë Elbasan Z.Gledian Llatja këtë vit rriten fondet për mbrojtjen e mjedisit dhe në fushën e arsimit, pasi do të investohet në të paktën 7 shkolla, sidomos përsa i përket efiçencës së energjisë.

Ndërsa e majta e konsideron buxhet modest dhe ambicioz këshilltarët e opozitës nuk e miratuan.Mes debatesh dhe kundërshtish theksuan se buxheti i paraqitur nuk përfaqëson dhe as i shërben qytetarëve elbasanas,por është një buxhet i përdorur kryesisht për fushatën elektorale pasi një pjesë e konsiderueshme e tij shkon për punonjës sezonal dhe për administratën.

Jo pak kritika të djathtët i kishin për infrastrukturën rrugore , mungesën e vëmendjes për turizmin dhe njësitë administrative.

Ndërkohë, me epërsinë e numrave u miratua edhe paketa fiskale për vitin 2025 dhe disa pika bazike të rendit të ditës, ndërsa disa të tjera për të mos i marrë kohë miratimit të buxhetit u shtyn për në mbledhjen e radhës./Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu