Festat e fundvitit/ Fluks i shtuar hyrjesh në Portin e Durrësit, vetëm në 8 ditët e fundit kanë hyrë 25,477 udhëtarë

0

DURRËS- Porti i Durrësit ka regjistruar një numër të lartë hyrjesh gjatë ditëve të fundit. Festat e fundvitit kanë rritur fluksin e udhëtarëve dhe automjeteve që vijnë nga vendet fqinje.

Mësohet se vetëm në 8 ditët e fundit, kanë hyrë nga Durrësi rreth 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Nga të dhënat zyrtare, bëhet me dije se fluksi është krysisht nga emigrantësh shqiptarë, por edhe turistë nga vende të tjera që zgjedhin Shqipërinë për pushime.

Sipas Kapitanerisë së Portit të Durrësit, autoritetet portuale kanë marrë masa për të shmangur vonesat dhe për të garantuar shërbim efikas për udhëtarët që zgjedhin të lëvizin përmes portit më të madh në vend. Ndërkohë edhe kompanitë qe operojnë linjat detare kanë shtuar kapacitetet e tyre. Që prej 19 dhjetorit, tragetet e linjës Durrës-Bari kanë nisur lundrime të dyfishta gjatë ditës, ndërsa linja Ankona-Durrës ka shtuar lundrimet mes dy porteve për të plotësuar kërkesën në rritje.

Meëgjithatë, pritet që i njëjti fluks të vazhdojë edhe në ditët e para të janarit, me kthimin e emigrantëve në vendet ku jetojnë e punojnë.

Pas aeroportit të Rinasit, Porti i Durrësi është porta e dytë hyrëse jotokësore që po përballon një fluks të lartë të hyrjeve në vendin tonë në këto ditë të fundit të vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu