Dyndje në kufi për festat

0

Pika Kufitare e Morinës po përballet me një fluks të shtuar lëvizjesh gjatë këtyre ditëve të fundvitit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 25,000 hyrje-dalje, përfshirë 9573 shtetas dhe 3719 automjete në hyrje, si dhe 15,495 shtetas dhe 4787 automjete në dalje.

Për të shmangur radhët e gjata, procedurat kufitare po kryhen me ritëm të përshpejtuar, duke funksionuar me 8 sportele aktive në të dy drejtimet e kalimit kufitar.

Këto flukse përfshijnë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria që shfrytëzojnë festat për të vizituar destinacionet turistike, si dhe emigrantë nga vendet e Europës që kthehen për të kaluar pushimet pranë familjeve dhe të afërmve në vendlindje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu