Shtohen kontrollet për pagat, gjatë muajit dhjetor kaluan në sitë rreth 1200 biznese

0
Screenshot

Edhe gjatë muajit dhjetor bizneset kanë qënë në lupën e admimsnitratës tatimore, sa i përket deklarimit të plotë të pagave.

Struktura te hetimit dhe kontrollit të specializuar pranë kësaj administrate ka shtrirë inspektimet në rreth 1200 biznese në të gjithë vendin.

936 prej tyre apo rreth 78 % janë përgjigjur pozitivisht duke rritur deklarimin e pagave për punonjësit.

Por nuk kanë munguar dhe penalitetet.

Administrata tatimore njofton se gjatë këtij muaji janë vendosur 6.1 milion lekë gjoba ndaj biznesve që kanë rezultuar me paga të nëndeklaraura.

Prej dy muaj administrata tatimore ka nisur ndërgjegjësimin por edhe inspektimet ndaj biznesve, pasi informaliteti në tregun e rrogave rezulton të jetë i lartë.

Të dhënat flasin se janë 230 mijë vende punë që rezultojnë me paga jo reale.

Mos deklarimi  i tyre është një nga arsyet pse skema e pensionive në vëndin tonë ka një deficit të thellë, për pasojë dhe pensionit janë në nivele të ulta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu