Maskara e Dobraçit/ Kthehen në detyrë 4 efektivët që lanë Ibrahim Licin të largohej pas atentatit

0

Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar, që ishte në masakrën e Dobraçit.

Sipas dyshimeve, ky person ishte Ibrahim Lici, i cili u pa në vendi ne ngjarjes së ndodhur më 30 tetori 2024.

Po ashtu, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

4 efektivet e dyshuar për shpërdorim detyre do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Nga atentati mbetën 4 persona të vdekur, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu