Dhunuan 15-vjeçarin që u gjet me armë/ Pezullohen 3 policët në Tiranë

0

Tre efektivë policie janë pezulluar ditën e sotme nga detyra, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 15-vjeçar, i cili u arrestua sepse u kap me armë zjarri.

Pasi policia njoftoi arrestimin e të miturit, në media u publikua një video, ku 3 efektivët shiheshin duke e goditur me grushte dhe shuplaka të miturin. Pas kësaj, drejtori i Policisë së Tiranë ka reaguar menjëherë duke i pezulluar nga detyra efektivët e Policisë.

Punonjësit e Policisë që u pezulluan janë: Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;

-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;

-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu