Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka nëshkruar marrëveshjen për riintegrimin e personave në konflikt me ligjin me tre kryetarë bashkie, përkatësisht me bashkitë Kukës, Has, Tropojë.
Kjo marrëveshje ka si qëllim referimin dhe trajtimin e rasteve në nevojë përmes Shërbimeve Sociale të bashkive dhe partnerëve strategjikë, duke u ofruar mbështetje konkrete për integrimin e tyre në shoqëri.
Postimi i Drejtorit të Pëgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose:
Sot në Kukës, së bashku me kryetarët e tre bashkive – Albert Halilaj Faqja Zyrtare (Kukës), Miftar Dauti (Has) dhe Rinisa Osmanaj (Tropojë) – nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për riintegrimin e personave në konflikt me ligjin. 🖊️📄
Kjo marrëveshje ka si qëllim referimin dhe trajtimin e rasteve në nevojë përmes Shërbimeve Sociale të bashkive dhe partnerëve strategjikë, duke u ofruar mbështetje konkrete për integrimin e tyre në shoqëri. 🤝📊
Faleminderit për angazhimin dhe bashkëpunimin e sinqertë të të gjithë aktorëve të përfshirë!

