Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Mjedë–Bushat në Vaun e Dejës.
Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga kanë humbur jetën këmbësorët Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjjetit i cili ndodhet në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.