Zjarr në një laborator analizash mjekësore në Gramsh

0

Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarr në laboratorin e analizave mjeksore pranë Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësot në Gramsh.

Zjarri është aktivizuar në orët e para të ditës së sotme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e zjarrfikëses të cilat kanë shuar flakët e zjarrit.

Ende nuk ka të dhëna mbi dëmet e shkaktuara.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu