Kallëzimi i PD-së për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë, ia kalon Prokurorisë së Tiranës

0

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskopetencën për shqyrtimin e kallëzimit të PD-së për dhunën e policëve ndaj protestuesve më 23 dhjetor 2024. Në dokument thuhet se SPAK ia çon Prokurorisë së Tiranës kallëzimin për kompetencë.

Protesta e 23 dhjetorit 2024 e opozitës ishte në kuadër të mosbindjes civile dhe ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës.

Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta, pasi në një moment deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat.

Ai u dërgua te spitali i Traumës, ndërsa për këtë opozita ka bërë fajtor policinë, pasi janë se efektivët e kanë dhunuar me urdhër të qeverisë. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu