Elbasan-Akuzohet për korrupsion pasiv, nis proçedimi ndaj laburantit në Spitalin Rajonal Elbasan.Policia bën me dije se Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 57 vjeç, me detyrë laborant në Spitalin Rajonal Elbasan, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin investigativ “STOP”, mbrëmjen e djeshme, duke marrë para nga një pacient, në mënyrë të parregullt.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.