LEZHË- Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme pranë një pallati, në “Bregun e Drinit” në Lezhë.
Gjithashtu tymi ka ‘pushtuar’ pallatin, duke krijuar frikë dhe panik te banorët.
Po ashtu banorët e pallatit kanë dalë nga shtëpitë e tyre për të mos pësuar lëndime.
Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.
Megjithatë shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.