SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv ku njoftohet se zyrtarët apo ish-zyrtarët qëminojnë proceset demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor do të përballen me saksione.
Biden ka ndërmarrë hapa shtesë, duke ndryshuar dhe plotësuar tre urdhrat që lidhen me Ballkanin Perëndimor nga viti 2021, që kanë të bëjnë me bllokimin e aseteve dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkani Perëndimor.