Infoweb Media nga burime policore në Greqi siguron këtë foto të shumë kërkuarit të drejtësisë Jani Aliaj.
Ai u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.
Jani Aliaj aktualisht
Jani Aliaj është arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit në Athinë.
Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.