Lajmi “i madh” i javës ishte ulja me 1 lekë e çmimit të energjisë elektrike njoftuar nga Kryeministri Edi Rama vetëm për abonentët familjarë. Por kjo ulje ka një kufizim,pasi qeveria ka vënë një kufi prej 700 kilovatorë.Nëse fatura juaj shënon 701 kilovatorë atëherë do ta paguani të gjithë faturën me çmimin e vjetër, 9.5 lekë për kilovatorë.Pasi janë njohur me këtë risi një pjesë e qytetarëve elbasanas e konsiderojnë talljen e radhës së kryeministrit.Ata thonë se ulja e cmimit të energjisë duhet të ishte më e madhe për ta që të ishte efektive dhe se një vendim i tillë është një strategji për të mbledhur vota në favor të Partisë Socialiste.
Mënyra e re e tarifimit të energjisë elektrike hyn në fuqi nga 1 shkurti.
Ballina AKTUALITET Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë,qytetarët në Elbasan:Tallje dhe...