Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç.
Mjeti drejtohej nga shtetesja Florinda Lleshi ndersa viktime ka mbetur shtetasi Ndoc Gjoka.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.