Moti i keq në vend, si paraqitet situata në akset Përrenjas-Qafë Thanë dhe Librazhd-Peshkopi

0

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëbora duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore.

Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave.

Aktualisht rruga është e kalueshme, por me vështirësi.

Policia nuk lejon kalimin e mjeteve te pa pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore.

Për sa i përket aksit tjetër Librazhd-Peshkopi, është thuajse i pakalueshëm për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës që i ka kaluar 50 cm.

Ndërsa termometri ulet në vlerën 7 gradë Celsius.

Disa fshatra janë bllokuar në bashkitë Përrenjas dhe Librazhd.