Zall- Bastar/ Gjendet i pajetë një 81 vjeçar në oborrin e banesës

0

Një 81 vjeçar është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Policia po vijon hetimet për shkaqet e ngjarjes.

”Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.” – njofton policia.