Vrasje me armë zjarri në autostradën Vlorë-Fier, një person gjendet i vdekur brenda makinës

0

Një person raportohet se është vrarë me armë zjarri pak çaste më parë në autostradën Vlorë-Fier.

Sipas informacioneve paraprake, personi është gjetur i vdekur brenda në makinë. Identiteti i tij nuk dihet ende.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës.