Aksidenti i trefishtë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, një i plagosur

0

Kosovë – Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur këtë të martë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.