BULQIZË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Vasil Kamberi është qëlluar me armë zjarri nga i afërmi i tij Flamur Kamberi. Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Policisë.
Sipas informacioneve paraprake policore, 36-vjeçari si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Ende nuk dihen shkaqet që sollën krimin e rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.