Ilir Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia. Gjokutaj: Do t’i drejtohemi edhe Strasburgut nëse do të jetë e nevojshme!

0

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia.

Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozitur një rekurs kundër vendimit të 19 nentorit 2024, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Meta qëndron në paraburgim teksa po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj deklaroi se “çështja do të mbërrijë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse do të jetë e nevojshme”.