Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës! Përmbyset kamioni, dy makina bëhen ‘copash’

0

Një aksident raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, ku disa automjet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me një kamion.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur konkretisht në aksin Marikaj-Vorë, ku pas përplasjes së fortë kamioni është përmbysur në rrugë. Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar, por nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, në këtë aks që lidh Tiranën me Durrësin.