Zjarr te “Komuna e Parisit” në Tiranë

0

Zjarr te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Zjarri ra në kompleksin e banimit “Kika2”.

Flakët nisën në një apartament banimi, duke shkaktuar panik. Banorët e kompleksit u evakuuan, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës arriti të neutralizojë flakët, duke bërë të mundur izolimin e tyre pasi rrezikohej përhapja në ambiente të tjera.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë te paketa elektrike.