Tiranë – Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur pasditene sotme në “Rrugën e Elbasanit”, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është ngjitur mbi trotuar.
Sipas Infoweb Media si pasojë e incidentit, një shoferi ka mbetur i plagosur rëndë.
I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij mbetet e paqartë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Hetimet paraprake po vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur incidente të tilla.