U kap me 11 kg kokainë në makinë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

0

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 11 kg lëndë narkotike me vete në makinë.

Lënda narkotike e llojit kokainë ishte e ndarë në dhjetë pako dhe ishte e fshehur në një ndarje mes bagazhit dhe sediljes së pasme

Sipas mediave italiane, i riu me banin në Firence u shoqërua në komisariat pasi gjatë ndalimit në rrugë nga policia u shfaq i nervozuar dhe i shqetësuar.

Pas shoqërimit, gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe kokaina që arrinte vlerën e 850 mijë eurove.

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa 25-vjeçari shqiptar u dërgua në burg.