Gjyqtari ndërkombëtar i futbollit, Enea Jorgji, shpallet personazhi i vitit në sport në Shqipëri

0

Nga Ben Boriçi

Gjyqtari ndërkombëtar i futbollit, Enea Jorgji, është vlerësuar si personazhi i sportit për vitin 2024 të cilët kanë marrë pjesë në sondazh.

Mes shumë kandidaturave të cilët ishin pjesëmarrëse në këtë sondazh, Enea Jorgji ka qenë më i votuari, duke siguruar 21,23% mes 4527 votave të përgjithshme që janë hedhur për zgjedhjen e personazhit më të spikatur sportiv në vendin tonë.

Në vendin e dytë është renditur nënkampioni i Europës në peshëngritje, Kristi Ramadani me 9,85% të votave, i cili ka lënë në vendin e tretë të podiumit Berat Gjimshitin me 8,94% të votave.

Enkileda Carja, Lara Kolturi, Alban Beqiri, Ilir Daja, Arinaldo Rrapaj, Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni kanë plotësuar 10-shen e parë të më të votuarve.