Një burrë ka mbetur i plagosur me thikë në bark mesditën e së dielës në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Sipas informacioneve, Eduart Rrapi, 53 vjeç, ka qenë në gjendje të dehur dhe është transportuar.
Ai ka marrë plagë në bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë, por pasi sqaroi dinamikën, rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflikti pranë një lokali.
Ngjarja ka ndodhur pasi autori 24 vjeçar dyshonte se i plagosuri i ka ngacmuar nënën.