Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Thumanë, dyshohet për 4 të plagosur

0

Një aksident i rëndë  ka ndodhur në aksin Fushë Krujë –Thumanë.

Raportohet se janë përplasur dy makina dhe si pasojë e aksidentit raportohet për 4 persona të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në Derven, ku u përplasën një mjet Mitsubishi dhe një Opel, ndërsa shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një manovër e gabuar.