29 vjeçari u godit me tre plumba në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim dy persona

0

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Orikum.

Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve.

10 plumba me pistoletë u qëlluan në drejtim te 29 vjeçarit, ndërkohë që 3 plumba e kishin prekur Silvi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas grupit hetimor, shkak është një konflikt i mbartur mes dy personave.