Akuzohet se tjetërsoi 10 mijë metra katrorë tokë, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

0

Nis seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë është Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Për këtë të fundit, gjykata vendosi ndarjen e çështjes.

Në seancën e radhës, të datës 10 shkurt, ora 13.00, prokuroria e posaçme do japë pretencën për Jorgo Goron dhe të tjerët.