Vota e Diasporës/ Berisha njofton takim me emigrantë shqiptarë në Itali

0

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë një takim me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Itali. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha sqaron se takimi do të mbahet më datë 9 shkurt ora 13:00, në “Ergife Palace Hotel”, në Romë.

Postimi i Berishës në Facebook:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.
Datë 9 Shkurt
Ora 13:00
ROMË
ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN