Goditën me grushte 25-vjeçarin/ Sarandë, procedohen penalisht tre adoleshentët

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për 2 shtetasit e mitur E. R., 17 vjeç, D. K., 17 vjeç, si dhe për shtetasin A. Th., 18 vjeç, pasi dyshohen se, për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin M. R., 25 vjeç, banues në Sarandë.