Reshjet e shiut në Durrës/ Përmbyten disa rrugë te Stacioni i Trenit, Stadiumi dhe në Lagjen nr. 17, vështirësohet qarkullimi

0

DURRËS- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Durrësin dhe disa qytete të vendit. Si pasojë janë përmbytur disa lagje në Durrës si Stacioni i Trenit, Stadiumi dhe lagjia nr.17.

Rrugët janë mbushur me uji ndërsa shkojnë afër me nivelin e trotuarit. Teksa mjetet kalojnë uji vërshon edhe në trotuar duke vështirësuar kalimin për këmbësorët që në ditë me shi janë të deyruar të vijojnë rutinën e tyre.

Ndërkohë po ashtu hyrja dhe dalja e Durrësit nga Ura e Dajlanit deri tek stacioni i Trenit gjithashtu e përmbytur.