Ishte duke punuar/ Bie nga skela, ndërron jetë shqiptari në Greqi

0

Tragjike në Greqi. Një 60-vjeçar shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka rënë nga skelat teksa po kryente punime në një çati në zonën e Arahovitikon në Greqi.

Fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë nga plagët e marra dhe ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.