TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis u shpreh se guximi dhe shpresa ishin dy busulla që udhëhiqnin Kryepeshkopin dhe rrugëtimin e tij.
Ai e vlerësoi Kryepeshkopin si një shembull të ndritur të urtësisë dhe veprimit. Mitsotakis tha se sot nuk ishte rastësi që si grekët dhe shqiptarët vajtojnë humbjen e tij. Kjo sepse Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve.
“Guximi dhe shpresa janë dy busulla që udhëheqin Anastasin dhe rrugëtimin e tij të mrekullueshëm. Përulemi para madhështisë së këtij personaliteti të veçante. Një shembull i ndritur i urtësisë dhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në vendin, ku shërbeu por kudo ku rreh zemra e helenizmit. Ishte një dritë dashurie dhe sakrifice. Një dritë e ortodoksisë dhe jetës së krishterë.
Ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hapi dhjetra institucione shëndetësore dhe arsimore. Nuk është rastësi që humbjen e tij e vajtojmë si grekët dhe shqiptarët dhe kudo në botë. Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve.
Për grekët dhe ortodokset në Shqipëri dhe kudo në botë ishte burim krenarie dhe shprese. Me urtësinë dhe përulësinë dëshmoi se Kisha Ortodokse mund të jetë një burim dashurie që bashkon popujt. Si bari shpirteror ndërtoi kisha, si udhëheqës krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe shteteve. E përcjell me të njëjtat fjalë që ai na la si amanet: Guxojmë të shpresojmë.”, u shpreh Mitsotakis gjatë fjalës së tij