Dy turistë të huaj kishin humbur në Malin e Taraboshit, Shkodër.
Çifti me origjinë nga Kosova dhe Gjermania, banues në Prishtinë, kishin humbur kontaktet me grupin e udhëtimit.
Menjëherë pasi janë njoftuar për humbjen e tyre, grupi efektiv alpin të FNSH-së Shkodër dhe me ndihmën e policisë, kanë filluar kërkimet. Burimet për mediat bëjnë me dije se pas shumë orësh kërkimesh, turistët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Sakaq, me ndihmën e nevojshme, të dy ata janë transportuar në qytetin e Shkodrës.
Gjithashtu dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka shprehur mirënjohjen për efektivët e angazhuar në operacion.