(Emrat) Qëlluan me rreth 100 plumba gjatë grabitjes së shtëpisë, identifikohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim

0

Policia është ende në kërkim të dy personave të dyshuar për sulmin e armatosur në fshatin Gruemirë, Malësia e Madhe.

Raportohet se të shpallur në kërkim janë Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj).

Të dy të dyshuarit hapën zjarr me rreth 100 plumba pasi u pikasën nga tre banorë të fshatit teksa po tentonin të vidhnin një pronë.

Pasi debatuan me banorët, ata qëlluan me armë në ajër gjatë largimit nga vendngjarja.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, e cila po heton rastin për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.