Muçan/Fshati i harruar në 35 vite në Elbasan

0
Screenshot

Prej gati 35 vitesh banorët e fshatit Muçan të bashkisë së Elbasanit kanë dëgjuar të njëjtat premtime nga pushtetarët vendor. Edhe pse është fshat i banuar Muçani nuk ka njohur asnjë investim e banorët sot vuajnë si prindërit e tyre dikur.Më të zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes janë të rinjtë të cilët thonë se janë taksapagues të rregullt por investime nuk kanë përfituar.

Banorët e tjerë thonë se e kanë të bështirë të kalojnë në rrugë kur ka reshje për të dërguar fëmijët në shkollë pasi rruga është shumë e vështirë.

Kërkesat e banorëve drejtuar institucioneve vendore kanë qenë të vazhdueshme por deri më sot ato kanë mbetur thjeshtë në letër./Infoweb Media