Shkodër/ Vjedhje dhe llogari të rreme në rrjete sociale, tre të rinj bëjnë kallëzim në polici

0

Tre denoncime janë bërë në policinë e Shkodrës për profilet e rreme në rrjete sociale.

Një 30 vjeçare ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Tik Tok” dhe “Instagram” janë hapur llogari me emrin e saj, në të cilat janë publikuar foto dhe informacione të rreme.

Një 20 vjeçare ka denoncuar se në Instagram është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe informacione të rreme.

Ndërsa një 19 vjeçar ka denoncuar vjedhjen e llgarisë së tij në Instagram.