TIRANË- Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë.
Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë i magnitudës 2.9 ballë dhe në një thellësi prej 5 kilometrash.
Epiqendra e tij ka qenë 17 km nga Tirana dhe vetëm 9 km nga Shijaku. Nuk raportohet për asnjë dëm material.