Tubimi te Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolle e tymuese, lëndohet një efektiv

0

Kreu i PD, Sali Berisha është ngjitur në podium, po mban fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike.

Në momentin që Berisha është ngjitur në podium, protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe tymuese drejt Kryeministrisë.

Kapsollet ranë mbi kordonin e policisë, që po mbron godinën e Kryeministrisë.

Si pasojë, një efektiv u lëndua.