“Kosova është e jona”! Aktivistë të Vetëvendosjes mblidhen para selisë, presin rezultatet me këngë dhe flamuj kuq e zi (VIDEO)

0

KOSOVË- Një grup aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur para selisë së partisë e këndojnë këngën për Mitrovicën. Ndërkohë vazhdimisht po lëvizin edhe vetura me flamuj të Lidhjes Demokratike të Kosovës para këtij subjekti politik.

Edhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës lëviznin me makina pranë zyrës së LVV-së duke brohoritur PDK. Siç shihet edhe në pamje një grup aktivistësh kanë zgjedhur të këndojnë këngë patriotike, ndërkohë mbajnë në duar edhe flamujt kuq e zi.