Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë!
Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit.
Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një.
Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!
Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.
Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë.
Gjej rastin të falënderoj ata qindra protestues dhe qytetarë të Tiranës, që për 44 javë me rradhë protestuan para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë.