Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, teksa një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spital.
Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Egzon Gega, i cili raporothet se ka marrë plagë në gjoks.
Ai ka treguar se është qëlluar 3 herë me armë zjarri dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.
Nuk dihen ende rrethanat e plotë të ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.