Rama për herë të dytë brenda ditës në Bashkinë e Tiranës, ja momenti kur futet në godinë

0

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për herë të dytë brenda kësa dite në godinën e Bashkisë së Tiranës. Rama mbërriti në ambientet e Bashkisë së Tiranë për herë të parë gjatë kësaj dite rreth orës 11:30. Më herët u raportua se Rama kishte zhvilluar takim me nënkryetarët e Bashkisë.

Takimet i Ramës në bashki vijnë teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.