TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme (13 shkurt) në orën 08:30 do të jetë në një diskutim në rrjetet sociale në rubrikën ‘Sy m’sy’. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se duhet që të garantohet sipas tij pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik.
Gjithashtu Kryeminstri shkruan se duhet që të ngrihet zëri kur ka abuzim me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Më tej Rama thotë se Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve
“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve,” shkruan Rama.