Ka ndërruar jetë personi që mbeti i plagosur 6 ditë më parë në fshatin Dragushë të Lezhës, 6 ditë më parë.
Mësohet se Viktor Basha ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku po merrte mjekim prej disa ditësh.
Ai u plagos rëndë pasi u aksidentua me një motor më 7 shkurt.
Pas disa ditësh në spital, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë te Trauma.
Viktima njihej si këngëtari i zonës së Zadrimës.